Christlicher Hilfsverein Wismar e.V.

Na lidh miqësia

DA-Logo_132

Shoqata e Krishterë për Ndihmë Wismar e.V. punon në dy fusha: Ne jemi aktivë në Shqipëri për njerëzit, që kanë nevojë për mbështetje sociale dhe shpirtërore. Nga ana tjetër ne iu ofrojmë njerëzve nga Wismari dhe përreth mundësinë të angazhohen në ambientet e shoqatës, të përjetojnë bashkësinë me njëri-tjetrin gjithashtu të informohen rreth temave shpirtërore dhe temave te tjera.

Ndihma në Shqipëri që prej 1991

Karvani ndihma para se të fillonte në Wismar, Mars 1993

Shpërndarja mallrave në luftën civile shqiptare 1997

Fshatin malor Bishnicë, 1996

Në janar të vitit 1987 Zotit Frieder Weinhold iu propozua nga një mik nga Gjermania Perëndimore në qoftë se ai do të kishte dëshirë të udhëtonte me nje grup nga Gjermania „Lindore“ në Shqipërinë komuniste për të ndihmuar atje. Në atë kohë nuk ishte e mundur kjo gjë, por pas ndryshimeve politike në Evropë, atëherë u mundësuan ndihmat nga jashtë.

Në shkurt 1992 u nis transporti i parë me ndihma humanitare nga Wismari në Shqipëri. Dy aksione të tjera nëpërmjet të cilave i renovuan dy shkolla, u ndanë ndihma u dha kontribut shëndetësor ndodhen në të njëjtin vit. Diskutuam më shumë rreth pyetjeve të ndryshme të jetës, ku e u drejtuan edhe pyetje përsa i perket besimit të krishterë.

Që prej 1997 qëndron stacioni ynë ndihmues në fshatin Bishnicë. Kjo punë mundësoi projekte të tjera sociale, si edhe një punë intesive me kishën. Ne jemi krenarë për faktin që krijuam një partneritet afatgjatë me banorët e fshatrave ku në operojmë. Shumë njerëz, të cilët ne i suportuam në vitet e fillimit, tani janë të pavarur dhe angazhohen edhe ata për punën në fshatra malore.

Edhe në Wismar u krijua një punë e qëndrueshme me gratë. Duart e tyre të shkathta punojnë me javë të tëra për të përgatitur ndihmat për Shipërinë.

Vota në CHW

„Aksioni i shpërndarjes së pakove për Krishtlindje nga shoqata e Krishterë për Ndihmë Wismar e.V. […] është pjesë e një sërë projektesh për njerëzit që vijnë veçanërisht nga fshatrat e thellë dhe të lënë pas dorë në Shqipëri. E gjithë veprimtaria e shoqatës bazohet në angazhimin e njerëzve nga Mecklenburg dhe nga e gjithë Gjermania, të cilët janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për të tjerët. Kjo gjë meriton respektin tim ndaj falenderimi im i shkon të gjithë kontribuesve.“
Martin Scriba, Schwerin, Pastor i Diakonisë, patron i aksionit të shpërndarjes së pakove për krishtlindje 2012

„Në Evropën e përbëre nga 27 shtete anëtare janë pikërisht iniciativat e vogla nga qytetarët ato që forcojnë lidhjet mes njerëzve. Kontribuesit nga Wismari si dhe ata nga e gjithë Gjermania janë shembuj të solidarizimit. […] Për këtë arsye unë e vlerësoj me nota pozitive faktin, që CHW-ja angazhohet prej kaq vitesh me projekte humanitare në Shqipëri. Punën e kryer nga CHW-ja e ndjek me shumë respekt që prej kohës si ministër president në Mecklenburg-Vorpommern dhe ju uroj kontribuesve nga Wismari gjithë të mirat dhe bekimet e Perëndisë.“
Prof. Dr. Alfred Gomolka, ministër presidenti i parë i landit Mecklenburg-Vorpommern, 1994–2009 anëtar in Parlamentit Evropian

.