Autorësia / Privatësia

Botues

Christlicher Hilfsverein Wismar e.V.
Turnplatz 4, 23970 Wismar, Germany

Tel.: +49 (0) 38 41-22 53-0
Fax: +49 (0) 38 41-22 53-29
info@chwev.de
http://www.chwev.de

Drejtuesi: Frieder Weinhold
Amtsgericht Schwerin, Vereinsregister 3197

E drejta e autorit

© Christlicher Hilfsverein Wismar e.V.
Dizajn dhe programim: Matthias Pommranz, Studio2 Informationsdesign

Përmbajtja e kësaj faqe interneti është subjekt i ligjit Gjerman të drejtës së autorit. Ndalohet riprodhimi, redaktimi, shpërndarja dhe çdo lloj shfrytëzimi jashtë kufijve të së drejtës së autorit, pa pëlqimin paraprak me shkrim, përveçse kur shprehet ndryshe.

Të drejtat për artikujt e nënshkruar me emër mbahen nga autori përkatës. Të drejtat e fotografive të përdorura u përkasin fotografëve përkatës.

Deklaratë

Informacioni në këtë faqe është hartuar me kujdes të madh. Sidoqoftë, ne nuk mund të garantojmë korrektësinë, plotësinë dhe aktualitetin e përmbajtjes. Kjo përmbajtje duhet të përdoret duke mbajtur rrezikun tuaj. Nëse ju zbuloni një gabim, ju lutemi na tregoni.

Privatësia

Mbrojtja dhe siguria e të dhënave personale është e rëndësishme dhe e vetëkuptueshme për ne. Kur veprojmë në faqen tonë të internetit, ne i përmbahemi rregullave të Aktit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG) dhe Aktit të Telemedia (TMG). Në vijim, ne ju informojmë për llojin e të dhënave të mbledhura dhe qëllimin për të cilin janë mbledhur ato.

Te dhënat personale

Ju mund ta vizitoni këtë faqe pa pasur nevojë të regjistroheni. Të dhënat personale do të mblidhen ose përpunohen vetëm nëse ju na jepni vullnetarisht këtë informacion, p.sh. në formën e kontaktit. Në përputhje me parimin e ndarjes së të dhënave, të dhënat tuaja personale do të përpunohen dhe ruhen vetëm me qëllim të përpunimit të kërkesës suaj. Ato nuk do të përdoren për qëllime të tjera ose nuk do të kalojnë tek palët e treta pa miratimin tuaj të shprehur.

Në pajtim me ligjin në fuqi, mund të kërkoni me shkrim në çdo kohë, nëse dhe cilat të dhëna personale ju janë ruajtur nga ne. Ju mund të kërkoni që këto të dhëna të fshihen, por nëse jemi të detyruar me ligj ne do ti ruajmë ato për një periudhë të caktuar kohe.

Të dhëna kompjuterike (cookies)

www.chwev.de nuk krijon cookies në kompjuterin tuaj. Mjetet e listuara më poshtë përdoren gjithashtu pa cookie.

Format e dhurimit

Në disa faqe ju keni mundësinë të dhuroni online nga interneti. Format e dhurimit integrohen nga jashtë përmes serverit të partnerit tonë betterplace.org, i cili menaxhon donacionet tuaja dhe i transferon ato në projektet tona. Përdorimi i këtij shërbimi udhëhiqet nga politika e privatësisë së betterplace.org

Duke klikuar opsionin “Dua të marr informacion nga Christlicher Hilfsverein Wismar e.V.” në formën e dhurimit ju autorizoni përdorimin e të dhënave të adresave që ruhen në betterplace në mënyrë që t’ju shtojmë në listën tonë të postimeve. Nëse kutia e zgjedhjes pranë këtij opsioni nuk aktivizohet, dhurimi juaj mbetet anonim dhe nuk na jepet asnjë informacion personal I juaji. Ju do të merrni automatikisht një faturë donacioni; por kjo nuk do të lëshohet dhe do të dërgohet nga CHW, por nga betterplace.org.

Butonat për shpërndarje

Në pjesën e poshtme të faqeve ne ofrojmë një shirit me anë të shërbimit AddToAny, në mënyrë që të mund të shpërndani përmbajtjet në rrjetet sociale. Thirrja e këtyre shërbimeve (p.sh. facebook) dhe regjistrimi në llogarinë tuaj të përdoruesit ekziston veçmas nga faqja jonë e internetit dhe ndodh në përgjegjësinë tuaj. As AddToAny dhe as ne nuk mbledhim të dhëna personale nga përdorimi i butonave të ndarë (shih AddToAny Privacy Policy).

Statistikat e vizitorëve

Web serverat regjistrojnë informacione se kush faqe dhe skedarë janë vizituar, adresat IP prej të cilave hyjnë vizitoret dhe me cilin shfletues dhe sistem operativ ju keni lundruar në faqe. Këto të dhëna nevojiten për t’ju dërguar përmbajtjen e dëshiruar.

Për analiza statistikore të vizitimit të faqes ne përdorim Matomo Analytics. Për të mbrojtur privatësinë tuaj, të gjitha adresat IP anonimizohen në kohën e grumbullimit të të dhënave, në mënyrë që të gjitha informacionet e vizitorëve të mos mund të ndiqen nga një përdorues i caktuar. Informacioni i anonimizuar i vizitorëve ruhet në serverin tonë në Gjermani (ndryshe nga Google Analytics, për shembull). Ne e përdorim atë për të vlerësuar sjelljen e përgjithshme të vizitorëve dhe për të përmirësuar faqen tonë të internetit.

Click to access the login or register cheese
.