Diakonia Albania

Fondacioni Diakonia Albania (DA) është një organizatë jofitimprurëse e angazhuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Puna e gjatë e Christlicher Hilfsverein Wismar e.V. (CHW), që nisi dhe transportin e pare te ndihmës drejt Pogradecit daton mbrapsht që në vitin 1992. Punonjësit dhe vullnetarët e Diakonia kryejnë operacione ndihme, mirëmbajnë projekte sociale si Qendra e Fëmijëve në Bishnicë dhe ndihmojnë në përmirësimin e kushteve arsimore dhe strukturave të komunitetit.

Diakonia Albania u themelua në vitin 2012 si një degë e CHW. Ajo është bartës ligjor i projekteve tona sociale dhe partner vendas për agjencitë vendase dhe të huaja. Diakonia Albania ka zyra në Tiranë (selinë) dhe Pogradec, një qendër sociale dhe qendër komunitare në Bishnicë dhe një magazinë mallrash ndihmash në Pogradec. Përveç projekteve të vjetra në Pogradec dhe qarkun e Mokrës, një tjetër fokus është edhe Lezha (grupi CHW Höxter). Megjithatë, fushata ndihme zhvillohen edhe në qytete të tjera të ndryshme, p.sh. në Tiranë, Librazhd, Elbasan, Korçë dhe Gramsh.

Qendra e fëmijëve në Bishnicë
Qendra e fëmijëve në Bishnicë
Shpërndarja e ndihmave në Lezhë
Shpërndarja e ndihmave në Lezhë

Misioni ynë

Njerëzit në fshatrat malore shqiptare jetojnë në kushtet më primitive të jetesës. Ato janë kryesisht të shkëputura nga zhvillimi ekonomik në qytete dhe shteti shqiptar nuk është në gjendje te sjellë një përmirësim strukturor. Prandaj ne i përballojmë vuajtjet njerëzore me mundësitë tona, si për shembull, përmes ndihmës për familjet në nevojë, kujdesit për të moshuarit dhe të sëmurët për të cilët nuk ka shërbime shtetërore të mirëqenies, ose me Qendrën tonë të Fëmijëve, e cila ofron arsimim për nxënës nga fshatrat e largët.

Në projektet tona, ne punojmë me komunitetet lokale, agjencitë qeveritare, organizatat e tjera të ndihmës dhe me shumë vullnetarë nga Shqipëria, Gjermania dhe vende të tjera. Ndihma jonë ndryshon jetën. Jo vetëm nga ata që preken drejtpërdrejt: ajo inkurajon familje dhe fshatra të tërë.

Shpërndarja e paketave familjare në Holtas
Shpërndarja e paketave familjare në Holtas
Infermierj dhe punonjësja sociale në vizitë
Infermierj dhe punonjësja sociale në vizitë
Mbjellja e pemëve në Bishnicë
Mbjellja e pemëve në Bishnicë
Stenda në festivalin e fshatit Mokra
Stenda e shitjes dhe informacionit në festën e fshatit Mokra

Vizioni ynë

Nëpërmjet punës sonë ne duam të ndihmojmë njerëzit të ndryshojnë jetën e tyre për mirë. Ne u ofrojmë atyre mundësi për të dalë nga varfëria dhe për të siguruar veten. Këtij qëllimi i shërbejne për shemnbull projektet tona edukative për fëmijët, kurset e rrobaqepësisë për gratë apo projektet bujqësore si dhe këshillimi i autoriteteve vendore dhe përmirësimi i infrastrukturës. Një aspekt i rëndësishëm është, sipas mendimit tonë, jeta në komunitet. Prandaj, ne ndihmojmë bashkitë si dhe kishat dhe promovojmë gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët, edhe jashtë strukturave tradicionale të familjes. Si synim i mëtejshëm, përtej projekteve aktuale, ne duam të mbështesim ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit social shqiptar.

Besimi i krishterë është themeli i punës sonë. Ne nuk themelojmë kisha, por punojmë së bashku me kishat lokale dhe organizatat e krishtera, për shembull, nëpërmjet anëtarësimit në VUSH, Aleancës Ungjillore në Shqipëri. Megjithatë, oferta jonë e mbështetjes ka për qëllim të gjithë njerëzit, pavarësisht nga feja e tyre.

Sotiraq Mangeri
Ilia Mani
Taso
Click to access the login or register cheese