Christlicher Hilfsverein Wismar e.V. (Shoqata e Ndihmës së Krishterë Wismar) fokusohet në dy fusha kryesore: Ne punojmë në Shqipëri për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje sociale dhe shpirtërore dhe që nga viti 2022, ne ofrojmë gjithashtu ndihmë për refugjatët nga Ukraina. Së dyti, në shtëpinë e shoqatës sonë në Wismar ne ofrojmë mundësi për t’u aktivizuar dhe për të përjetuar dhe ndërtuar komunitetin dhe për të zbuluarsëbashku tema shpirtërore dhe të fushave të tjera.
Misioni ynë
Të ndihmojmë njerëzit në nevojë – ky ishte dhe është thelbi i punës sonë. Ishte pikrëisht ky shkaku që çoi në transportin e ndihmës së parë në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria sapo po hapej. Ky vazhdon të jetë dhe motivi për fushatat dhe projektet tona të ndihmës.
Në zbatimin e projekteve tona, ne konsiderojmë se janë thelbësore dy aspekte. Së pari partneriteti dhe një qasje e orientuar drejt qëndrueshmërisë. Ne punojmë mbi parimet të barazisë me bashkitë dhe autoritetet, por edhe me shoqatat dhe kishat lokale. Përtej ndihmës që ofrojmë në situata emergjente, projektet tona vendosin fokusohen në individët dhe komunitetet rurale me qëllim të pëlrmirësojmë jetesën.
Së dyti, angazhimi i bashkëpunëtorëve të huaj në dhe për Shqipërinë është gjithashtu një mënyrë për të bashkuar njerëzit, për të promovuar mirëkuptimin ndërkulturor dhe për të çelur perspektiva personale. Ndihma nga njerëzit dhe për njerëzit i pasuron të dyja palët – kjo nënkuptohet edhe me moton: “Dashuria shkon tek njerëzit”.
Vlerat tona
“Shoqata e Ndihmës së Krishterë” fillimisht u themelua nga Kisha Metodiste Wismar. Ne ende punojmë mbi bazën e pikëpamjes së krishterë për njerëzimin, me respekt për kulturën dhe traditat lokale, për individualitetin e personaliteteve dhe strukturave familjare. Megjithatë, në aktivitetet tona ne e konsiderojmë veten partner të të gjithë njerëzve, pavarësisht nga feja apo filozofia e tyre.
Ne në CHW pranuam me kënaqësi ftesën e Diakonisches Werk (organizatë bamirëse e kishës protestante në Gjermani) për t’u anëtarësuar. Është e dobishme t’i përkasësh një organizate ombrellë për të marrë këshilla dhe ndihmë për një sërë çështjesh. Për më tepër ka edhe marrëdhënie miqësore me Aleancën Ungjillore Gjermane.
Struktura dhe aktivitetet
Vepra e Christlicher Hilfsverein Wismar e.V. bazohet kryesisht në donatorë dhe vullnetarë privatë. Financimi specifik për projektin na ndihmon të zgjerojmë këtë bazë donacionesh dhe të arrijmë qëllime më të mëdha.
Shoqata jonë ka 4 punonjës në Gjermani dhe 14 në Shqipëri. Prioritetet aktuale të punës janë mbështetja e fëmijëve në qendrën e fëmijëve në Bishnicë, ofrimi i mbikëqyrjes dhe kujdesit mjekësor për të sëmurët dhe të moshuarit në fshatrat malore dhe transporti i ndihmës për të mbështetur familjet në nevojë, shkollat, spitalet dhe kishat. Në përfundim të këtyre aktiviteteve janë projekte të ndryshme si rinovimi i shkollave, fushata vjetore e Krishtlindjeve, mbjellja e pemëve dhe mbështetja për komunat lokale. Në vitin 2012, themeluam fondacionin Diakonia Albania si një organ ligjor vendor për punën tonë. Kjo na mundëson që të veprojmë shpejt dhe me fleksibilitet me organizatën tonë partnere në palën shqiptare, duke qenë veçanërisht të afërt me njerëzit me të cilët punojmë në fshatrat malore.
Krahas punës në rritje në Shqipëri, është zgjeruar edhe rrjeti ynë i mbështetësve në Gjermani. Miqtë e Shqipërisë dhe grupe pune nga rajone të ndryshme janë bërë pjesë e punës sonë. Bashkëpunimi me qytetin e Wismar-it dhe institucionet lokale është intensifikuar dukshëm si rezultat i binjakëzimit të qyteteve Wismar-Pogradec dhe aktiviteteve të Ukraine Aid.
Fillimet
Në janar 1987, Frieder Weinhold u afrua nga një mik nga Gjermania Perëndimore dhe u pyet nëse njerëzit nga “Lindja” mund të udhëtonin në Shqipërinë komuniste për të ndihmuar atje. Atëherë kjo nuk ishte e mundur, por pas ndryshimeve politike në Evropë filloi ndihma. Në shkurt 1992, transporti fillestar i ndihmës nga Wismar u kthye në Shqipëri. Dy vizita shtesë pasuan në të njëjtin vit, në të cilat ne riparuam shkollat, shpërndamë ndihma dhe ofruam ndihmë mjekësore. Dhe ne biseduam me shumë njerëz për të gjitha llojet e çështjeve të jetës; gjatë së cilës ata bënë shumë pyetje për besimin e krishterë.
Që nga viti 1997, stacioni ynë social është në fshatin malor të Bishnicës. Nga kjo punë janë zhvilluar më shumë projekte sociale dhe ministri intensive. Jemi krenarë që në këtë mënyrë është shfaqur një partneritet i kahershëm me banorët e fshatrave malore. Një numër i madh njerëzish që i kemi mbështetur në vitet e para, sot qëndrojnë në këmbë dhe, nga ana tjetër, tani janë të përfshirë në punën në fshatrat malore.
Timeline
2022: Albanische Hefte
Pas shpërbërjes së DAFG-së, ekipi redaktues i “Hefte Shqiptare” i bashkohet CHW si një grup pune.
2022: Ndihma për Ukrainën
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, CHW angazhohet spontanisht për refugjatët, me mbështetje të madhe nga Wismar dhe e gjithë Gjermania.
2020: Ndihma për Covid 19
Pandemia godet rëndë familjet e varfra; ne ofrojmë ndihmë materiale, mjekësore dhe psikologjike
2019/2020: Ndihma për tërmetet
Pas një tërmeti në veriperëndim të Tiranës, DA dhe CHW organizojnë mbështetje spontane dhe strehimore emergjente
2019: Grupi lokal Höxter
Albanienhilfe Höxter, e cila punon prej kohësh në Lezhë, i bashkohet CHW
2017: Depo Dorf Mecklenburg
Objektet e reja të magazinimit zgjerojnë kapacitetet tona për dërgesat e ndihmave
2017: Kopshti, Pogradec
Rikonstruksioni dhe rinovimi i kopshtit “Tomka Laçka”.
2014: Renovim shkolle, Proptisht
Sërish në bashkëpunim me bashkinë dhe ambasadën gjermane
Janar 2012: Diakonia Albania
Krijimi i fondacionit lokal “Fondacioni Diakonia Albania”
2011: Renovim shkolle, Bishnica
Një projekt i CHW dhe bashkisë Velçan, i mbështetur financiarisht nga Ambasada Gjermane në Tiranë
2009: Kursi i infermierisë
Përfundimi i trajnimit për asistentë infermiere, në bashkëpunim me Medizinische Nothilfe Albanien (MNA)
2004: Mbjellja e pemëve
Projektet sociale vazhdojnë të zhvillohen; fidanët rriten dhe mbillen në Bishnicë
2001: Rinovimi i klubit
Pas një rinovimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, kisha dhe qendra jonë rinore në Wismar u rihap në qershor 2001
2000: Fillimi i fushatës së Krishtlindjeve
Për herë të parë shpërndajmë pako dhe shalle për Krishtlindje për fëmijët në Shqipëri
1999: Themelimi i konviktit
Fëmijët e parë nga fshatrat fqinjë tani jetojnë në qendrën sociale për të ndjekur shkollën në Bishnicë
1999: Kriza e Kosovës
Së bashku me organizatat e tjera të ndihmës, ne mbështesim refugjatët kosovarë në Shqipëri
1998: Rritja e kishës në Bishnicë
Pas ndërtimit të kishës në vitin 1997, xhemati në Bishnicë rritet; 25 personat e parë janë pagëzuar në vitin 1998
1997: Stacioni social Bishnica
Pasi situata është qetësuar, CHW hap një stacion të përhershëm social në Bishnicë, me staf nga Claudia dhe Michael Hanisch
1997: Lufta civile në Shqipëri
Pas falimentimit të kompanive mashtruese piramidale, dhuna shpërthen në 1997 dhe rendi shtetëror rrëzohet
1992 – 1997: Më shumë misione
Shumë njerëz nuk e lëshojnë më Shqipërinë dhe kështu është edhe sot. Ndihmësit nga Wismar dhe zona përreth po kthehen gjithashtu me transport të mëtejshëm ndihme, për ungjillëzimin dhe takimet rinore.
1992: Transporti i ndihmës së parë të Shqipërisë
Burra nga Kisha Metodiste në Wismar, si dhe miq nga kisha të tjera dhe jo të krishterë, organizojnë një transport ndihme në Shqipëri në shkurt 1992