Paketa e Krishtlindjeve

Paketa e Krishtlindjeve


Për fëmijët në Shqipëri

Çdo vit ne sjellim gëzimin e Krishtlindjeve për fëmijët në fshatrat malore shqiptare. Në këtë donacion marrin pjesë dhurues nga e gjithë Gjermania ndërkohë që vullnetarët në Wismar përgatisin paketa shtesë. Në fillim të dhjetorit, një ekip gjermano-shqiptar niset për rrugë dhe shpërndan mijëra pako në shkollat dhe kopshtet shqiptare.

Fushata e Krishtlindjeve

“Dashuria që mbërrin” është motoja e CHW. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fushatën vjetore të Krishtlindjeve: me dashurinë dhe përkushtimin e tyre, një numër i madh donatorësh dhe vullnetarësh bëjnë të mundur sjelljen e dhuratave të Krishtlindjeve për fëmijët në Shqipëri – në fshatrat më të largëta, ku njerëzit kanë pak shpresë. Mijëra fëmijë marrin dhuratën e tyre personale të Krishtlindjes. Fokusi nuk është te përmbajtja, por te dashuria që mbërrin tek fëmijët.

Vullnetarët në Wismar përgatisin pakot
Vullnetarët në Wismar përgatisin pakot
Ekipi mbërrin në një shkollë
Ekipi mbërrin në një shkollë
Fëmijët me dhuratat e tyre
Fëmijët me dhuratat e tyre
Fëmijët me dhuratat e tyre
Fëmijët me dhuratat e tyre

Çfarë kuptimi ka një paketë Krishtlindjesh?

Përgjigje e thjeshtë: Çdo fëmijë është i lumtur të marrë një dhuratë. Çdo fëmijë është i lumtur të marrë një dhuratë. Paketa juaj arrin personalisht një fëmijë në Shqipëri dhe i përcjell atij gëzimin e Krishtlindjes – sepse i është bërë një dhuratë. Për disa fëmijë është kjo pako në fakt dhurata e vetme e vitit!

Një aspekt tjetër janë vështirësitë ekonomike nga të cilat vuajnë edhe fëmijët: Shumë familje shqiptare nuk kanë para për libra shkollorë, lodra, madje edhe vizita te mjeku. Kjo do të thotë se një paketë me mjete shkollore, artikuj higjienike dhe ëmbëlsira është në fakt një lehtësim i vlefshëm dhe i dukshëm. Jo vetëm në male, por edhe në qytete ka shumë varfëri të hapur e të fshehur. Kjo është arsyeja pse, si pjesë e fushatës së Krishtlindjeve, ne mbështesim organizatat partnere në qytete që kujdesen për fëmijët e sëmurë dhe të varfër: kkopshte dhe shkolla të përzgjedhura, ambiente për personat me aftësi të kufizuara, komunitete kishtare.

Shumë gur përbëjnë një tërësi të madhe. Gjatë fushatës së Krishtlindjes ne shpërndajmë mijëra pako çdo vit. Kjo do të thotë se keto pako mbërrijne ne grupe të tëra nxënësish, familjet e tyre dhe fshatra të tërë. Kjo fushatë është pjesë e aktiviteteve tona në fshatra dhe qytete duke pasur kështu një ndikim shumë të gjerë sepse jo vetëm që përfshin fëmijët, por gjithashtu forcon lidhjen tonë me popullsinë, administratën e qytetit dhe organizatat partnere.

Dëshironi të përfshiheni?

Nëse dëshironi të kontribuoni si donator jashtë Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, ju lutemi kontaktoni zyrën tonë.

Fushata e Krishtlindjeve zhvillohet çdo vit që nga viti 2000. Disa pika kryesore:

2021: Më shumë se 4000 paketa

Krahas fshatrave malore, fëmijët nga institucionet partnere në Pogradec, Tiranë, Lezhë dhe pjesë të tjera të Shqipërisë marrin dhurata.

2020: Fushata pavarësisht pandemisë

Gjatë pandemisë Covid19, kufizimet vështirësojnë përgatitjet dhe shpërndarjen. Megjithatë, stafi ynë (kryesisht shqiptar) shpërndau 3800 pako për Krishtlindje.

2016: Rekord i ri

Përafërsisht 3,500 pako – një arritje e madhe nga vullnetarët dhe donatorët nga vende të ndryshme

2015: Më shumë fshatra

Administrata e shkollës së Pogradecit tani është përgjegjëse për një sipërfaqe më të madhe, kjo na lejon të vizitojmë fshatrat që nuk kemi qenë më parë

2003: Tashmë 1600 pako

Fushata e Krishtlindjeve është themeluar, shumë pako tashmë vijnë nga pjesë të tjera të Gjermanisë

2000: Fushata e parë e Krishtlindjeve

Një vullnetar ka idenë të sigurojë dhurata për fëmijët shqiptarë – përveç parcelave dhurohen edhe shumë shalle të thurura vetë.

Click to access the login or register cheese